Your browser doesn't support javascript.
loading
Udhëzues për përshtatjen e programeve shëndetësore: përdorimi i njohurive të sjelljes dhe kulturës për të përshtatur politikat, shërbimet dhe komunikimet shëndetësore për nevojat dhe rrethanat e personave dhe komuniteteve
Kopenhagë; Organizata Botërore e Shëndetësisë. Zyra Rajonale për Evropën; 2024. (WHO/EURO:2024-9234-49006-73034).
em Albanês | WHO IRIS | ID: who-376190
Biblioteca responsável: CH1.1
ABSTRACT
Disa nga sfidat më të shpeshta të shëndetit public varen nga sjelljet të cilat i bëjmë. Ndër shumë tjera këtu përfshihen, mbipërdorimi i antibiotikëve, përdorimi i duhanit dhe alkoolit, mos marrja e vaksinave të duhura, ekzaminimet për sëmundje të kancerit, mungesa e mbrojtjes seksuale ose mbrojtjes nga pandemitë si dhe respektimi i ulët i planeve të trajtimit për diabet dhe sëmundje kardiovaskulare. Këto problematika vendosin barrë të rëndë për sistemet shëndetësore si dhe për shëndetin dhe mirëqenien e të gjithëve. Këtu bëhet thirrje për veprime të bazuara në dëshmi të cilat bazohen në të kuptuarit e këtyre sjelljeve shëndetësore dhe kontekstit kulturor në të cilin ato ndodhin si dhe duke angazhuar personat e prekur. Përdorimi i fakteve, modeleve dhe metodave nga shkencat e sjelljes dhe kulturës mundëson përshtatjen e shërbimeve dhe politikave të ndërlidhura me shëndetin duke përmirësuar në këtë mënyrë rezultatet e tyre. Ky udhëzues ofron qasje për ta bërë këtë, udhëzuesin për Përshtatjen e Programeve Shëndetësore (DPSh), dhe ka për synim njësitë dhe ekspertët e shëndetit publik që dëshirojnë të zbatojnë njohuritë e tyre për sjelljet dhe kulturën (VSK) për shëndetin. Në këtë qasje përfshihen katër faza, ku secila nga to përfshin disa hapa, si dhe modelin dhe kornizën teorike. Mjeti i punës i bashkëngjitur ofron ide dhe ushtrime frymëzuese që i plotësojnë këshillat e dhëna në këtë udhëzues. Qasja DPSh mund të zbatohet për të gjitha sjelljet shëndetësore në secilin grup të popullsisë.
Assuntos
Texto completo: Disponível Coleções: Bases de dados de organismos internacionais Base de dados: WHO IRIS Assunto principal: Comportamentos Relacionados com a Saúde / Comunicação / Cultura / Política de Saúde / Serviços de Saúde Idioma: Albanês Ano de publicação: 2024
Texto completo: Disponível Coleções: Bases de dados de organismos internacionais Base de dados: WHO IRIS Assunto principal: Comportamentos Relacionados com a Saúde / Comunicação / Cultura / Política de Saúde / Serviços de Saúde Idioma: Albanês Ano de publicação: 2024
...